Demonstruesit francezë këtë të premte u përleshën me Xhandarmërinë, teksa po prisnin vizitën e Emmanuel Macron në Souillac. Qyteti në Francën jugperëndimore është vendosur në “shtetrrethim” në pritje të vizitës presidenciale.

#Souillac Les #GiletsJaunes sont toujours repoussés par les forces de l'ordre. Ils chantent La Marseillaise. #GrandDebatNationalpic.twitter.com/y1800rg0OQ

— Valentine Pasquesoone (@valpasquesoone) January 18, 2019

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë se protestuesit u mblodhën para policisë që i pengonte ata të kalonin.

Në bulevardin “Louis Jean Malvy”, demonstruesit u përpoqën të çanin kordonin e policisë, ndërsa këndonin Marsejezën e famshme dhe bënin thirrje për dorëheqjen e Presidentit Macron.

Premières échauffourées entre forces de l’ordre et manifestants à #Souillac avant l’arrivée d’Emmanuel #Macron#GrandDébatpic.twitter.com/ZPgSeIkZlS

— Guillaume Daret (@GuillaumeDaret) January 18, 2019

Ndërkohë në qytet ka pasur intervenime të policisë për të parandaluar protestat e “Jelekëve të Verdhë” gjatë vizitës së presidentit.

1 of 10

Një dekret ka ndaluar “çdo demonstrim, veçanërisht në kontekstin e lëvizjes të quajtur jelekë të verdhë”, ndërsa edhe tregu javor i qytetit është mbyllur.

Gazeta Shqip

Flash Lajme