Të paktën 117 emigrantë thuhet se kanë gjetur vdekjen si shkak i fundosjes së barkës me të cilën po udhëtonin. Nga kjo tragjedi kanë mbijetuar vetëm 3 persona.  Barka e tyre e nisur nga Tripoli, u fundos vetëm pak milje në det të hapur.

Ata u shpëtuan nga roja bregdetare italiane dhe rrëfyen tragjedinë sapo mbërritën në portin e Lampeduzës. Ndërkohë, autoritet italiane dhe ati libiane kanë nisur operacionet e kërkimit për trupat e të mbyturve, por asnjë prej tyre nuk u gjet.

Pas ngjarjes reagoi edhe Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, i cili akuzoi sërish vendet europiane për tragjeditë e njëpasnjëshme të ndodhura në ujërat e Mesdheut. “Për sa kohë portet europiane qëndrojnë të hapur, për sa kohë është dikush që vazhdon të ndihmojë trafikantët, për fat të keq skafistët do të vazhdojnë të bëjnë biznes e të vrasin”, tha Salvini. Ndërkohë, 3 të mbijetuarit thanë së është më mirë që të vdesin se sa të kthene në Libi.

Gazeta Shqip

Flash Lajme