Kamila Harris, nga radhët e demokratëve  ka nisur fushatën për zgjedhjet Presidenciale të 2020.

“Jam vajza e një babai xhamajkan dhe nënë indiane. Rrugëtimi im është një ëndërr që është realizuar në Amerikë dhe dua t’i jap zë të gjithë atyre që nuk duhet të lihet të luftojnë vetëm’-e ka nisur kështu fjalën e saj të parë si kandidate për Presidente të SHBA.

Kamala Harris është 54 vjeçare dhe  është senatore.

’Do të luftoj për të gjithë, askush nuk do jetë i padukshëm’, tha ajo.

’Amerika është shumë më e mirë se ajo që shohim sot. Kjo nuk është Amerika jonë. Duhet të themi të vërtetën dhe të luftojmë për të vërtetën’ ka thënë Harris duke bërë dhe akuzën e parë për Trump.

’Jemi në një pikë, ku duhet të bashkohemi për të mbrojtur vlerat tona kundër atyre që duan të na shkatërrojnë’, -shtoi kandiatja./dardania.com

Flash Lajme