Arsim Kabashi, pronar i kompanisë së ndërtimit “Cima Construction” është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Kabashi ka sulmuar gruan e tij gjatë natës së mbrëmshme, ku më pas ajo ka lajmëruar policinë dhe këta të fundit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe e kanë arrestuar. Metro mëson nga burimet brenda policisë se Kabashi është dërguar me vendim të prokurorit në mbajtje. Deri më tani policia nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar në lidhje me rastin edhe pse ju është kërkuar.

Kabashi njihet ndryshe si një biznesmen i suksesshëm në Kosovës, ku njihet për ndërtimin e banesave./gazeta metro/

Flash Lajme