“Thesari mbretëror suedez që ishte vjedhur nga një katedrale vitin e kaluar mund të jetë gjetur në një kazan në Stokholm”, thotë policia. Dy kurora dhe një objekt fetar që datojnë në vitin 1611 u morën nga Katedralja Strangnas në perëndim të Stokholmit më 31 korrik 2018.

Bizhuteritë, të cilat u përdorën për funeralin e Mbretit Karl IX dhe të Mbretëreshës Kristina, janë me vlerë 65 milionë kruna (5.5 milion funta). Një zëdhënëse e policisë tha për Sky News: “Një roje sigurie gjeti bizhuteritë në një kazan. Puna është në proces për të përcaktuar nëse ato janë në të vërtetë bizhuteritë e vjedhura në Katedrale “.

Zëdhënësja nuk ishte në gjendje të konfirmonte vendndodhjen e kazanit të Stokholmit ku u gjetën thesaret. Ajo shtoi se më shumë detaje do të dalin kur të kuptohet me siguri nëse bëhet fjalë për thesarin e vjedhur. Për ngjarjen në fjalë është arrestuar një suedez 22 vjeç shtatorin e vitit të kaluar.

Hajdutët thyen kutinë prej qelqi  dhe pajisur me alarm në katedralen 900-vjeçare të Strangnas. Ata thuhet se kanë ikur nga vendi i ngjarjes me biçikleta përpara se të hipnin në një motoskaf dhe të lundronin në liqenin e Stokholmit.

Gazeta Shqip

Flash Lajme