Kosova mbush 11 vjet shtet më 17 shkurt. Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjellë këtë festë.

“Kosova, nder dhe detyrë”, – janë fjalët të cilat i mban kjo logo. Ndërkaq, duhet kujtuar se për dhjetë vetorin e pavarësisë, përzgjedhja e logos ishte bërë nga Këshilli Organizativ që është nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi, e që ishte kritikuar nga shoqëria civile si plagjiaturë.

Pas kritikave, ishte përzgjedhur një logo tjetër e re e për të dëshmuar autenticitetin e saj, autorët kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final.

Këtë vit festa organizohet nga Qeverisë së Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se të dielën e 17 shkurtit 2019, janë planifikuar shumë aktivitete nga institucionet e Kosovës. 17 shkurti do të nisë me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila mësohet se është menduar të ketë karakter festiv.

dardania.com

Flash Lajme