Disa nxënës të një shkolle fillore në Cleverland (SHBA) përfunduan në spital, pasi kishin konsumuar karamele me përmbajtje marijuane.

Mediat e huaja raportojnë se një mësues ndihmës i kishte gjetur këto karamele në dhomën e njërit prej fëmijëve dhe ai kishte vënë re se në paketim thuhej që ato përmbanin drogë.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, policia e Cleveland arrestoi Shari Gouldin, nënën e një nxënësi, i cili dyshohet se solli karamelet në shkollën fillore.

Raporti i policisë thotë se nxënësi u dha karamele të paktën 12 nxënësve të tjerëve. 15 fëmijë, të moshave 5-9 vjeç, u testuan për drogë në spital dhe më pas u lanë të lirë. Sipas autoriteteve, disa prej fëmijë u ankuan për dhimbje stomaku.

Raporti i policisë vuri në dukje se një nga fëmijët rezultoi pozitiv për një substancë kimike, e cila gjendet të marijuana.

“Kur fëmijët i konsumojnë ato, kjo sjell simptoma të rënda, duke përfshirë marramendje, përgjumje, madje edhe probleme me frymëmarrjen”, tha ai.

Gazeta Shqip

Flash Lajme