Amy Klobuchar, një senatore e Minesotas, shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Demokratja shpreson se politikat e saj të moderuara do e ndihmojnë për të fituar nominimin.

58-vjeçarja u bë gruaja e pestë që shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

Demokratët shpresojnë se do rrëzojnë zotin Trump nga froni presidencial.

Madje Elizabeth Warren, senatorja që ka shpallur kandidaturën e saj, thotë se Trump do jetë në burg ditën e zgjedhjeve.

Trump nuk do jetë President në vitin 2020. Madje mund të mos jetë as njeri i lirë”, tha ajo në ditën e parë të fushatës.

v.l/ Dita

Flash Lajme