Katër ushtarë mbetën të vdekur, si pasojë e rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin.

Piloti humbi kontrollin e helikopterit gjatë një uljeje urgjente dhe u rrezua mbi një zonë të banuar në pjesën aziatike të Stambollit, në Cekmekoy, pasditen e së hënës.

Katër të plagosurit u dërguan menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk arritën të mbijetonin.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit por institucionet përkatëse thanë se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Fatmirësisht, nuk pati viktima në radhët e civilëve.

j.l/dita

Flash Lajme