Vendimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur gjendjen e emergjencës me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e shteteve amerikane.

Një koalicion me 16 shtete, i kryesuar nga Kalifornia kanë paditur administratën e Presidentit Donald Trump.

Padia u paraqit në gjykatën e Qarkun e Veriut të Kalifornisë dhe ka ardhur disa ditë pasi Trump thirri kompetencat e jashtëzakonshme për të anashkaluar Kongresin dhe për të siguruar fonde për projektin, një premtim ky kryesor i fushatës elektorale.

Ndërkohë demokratët janë zotuar se do ta kundërshtojnë këtë vendim “duke përdorur çdo ilaç që kanë në dispozicion”.

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra tha se po e thërrisinin Presidentin Trump në gjykatë “për të bllokuar keqpërdorimin e tij të pushtetit presidencial”.

“Ne jemi duke e paditur Presidentin Trump për ta ndaluar atë nga financimi i njëanshëm i fondeve të tatimpaguesve të nxjerra ligjërisht nga Kongresi për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën prej nesh, zyra e presidencës nuk është një vend për teatrin”, shtoi ai.

dardania.com

Flash Lajme