Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen, është i përgatitur të dëshmojë se Trump ishte në dijeni të përpjekjeve të këshilltarit të vjetër, Roger Stone për të shkuar në WikiLeaks përpara nxjerrjes së informacioneve rreth fushatës presidenciale të Hillary Clinton.

Në një deklaratë të martën mbrëma për ligjvënësit, Cohen hedh një gamë të gjerë akuzash kundër Trump-it, nga komentet raciste për afrikano-amerikanët, në një skemë parash për të mbajtur fshehur çështjet pikante martesore, si edhe faktin se, presidenti i SHBA-së, Trump ka falsifikuar një raport mjekësore për t’u larguar nga Lufta e Vietnamit.

Cohen do të sigurojë detaje të reja, duke thënë se, Trump ishte i angazhuar në një projekt madhor në Rusi më 2016-ën,  duke aluduar se, avokatët e presidentit i reduktuan dëshminë më 2017-ën, kur ai gënjeu në Kongres, duke minimizuar përpjekjet e Trump-it për të ndërtuar një kullë në Moskë, informon dritare.net

Ai thotë se, Trump nuk e urdhëroi atë që të gënjejë në Kongres, por ai besonte se po zbatonte një urdhër duke marrë parasysh ndërveprimet e tij me presidentin, i cili po bënte deklarata publike për të mos pasur ndonjë marrëdhënie biznesi me Rusinë.

Në dëshmi, Cohen pohoi se, në 2016-ën ai e dëgjoi Trump-in teksa fliste në telefon  me Stone.

“Z. Stone i tha z. Trump se sapo kishte përfunduar një telefonatë me Julian Assange dhe se Assange i tha z. Stone se brenda pak ditësh do të kishte një mori emailesh që do të dëmtonin fushatën e Hillary Clinton.”,- thotë Cohen./K.C/dritare.net

Flash Lajme