Deputetët do të votojnë më vonë nëse do t’i kërkojnë BE-së leje për të vonuar Brexit përtej datës së nisjes më 29 mars. Kjo vjen pasi deputetët votuan të mërkurën në mbrëmje hedhjen poshtë të marrëveshjes së Brexit.

Ndërkohë, thuhet se, kryeministrja britanike do të bëjë një përpjekje të tretë për të miratuar marrëveshjen e saj, për largimin e Britanisë nga BE. Ky votim do të mbahet javën e ardhme në Parlamentin Britanik.

Ndërkohë, qeveria e Britanisë së Madhe tha se, do të largohej nga BE-ja me ose pa marrëveshje. Qeveria u shpreh se, mund të ketë një vonesë për Brexit, varet nga deputetët që mbështesin marrëveshjen ekzistuese të tërheqjes së kryeministres deri më datë 20, një ditë para samtit të ardhshëm të BE-së.

Nëse deputetët miratojnë marrëveshjen e  May para atij samiti në Bruksel, atëherë zgjatja do të ishte deri në 30 qershor. Por May tha se, nëse Brexit hidhet sërish poshtë, do të nevojitet një shtyrje më e gjatë, duke kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj./K.C/dritare.net

Flash Lajme