Parlamenti britanik do të zhvillojë sot të tretin votim brenda 3 ditëve për Brexit.

Këtë herë, deputetët do të shprehen nëse duan ta shtyjnë apo jo afatin e shkëputjes së Britanisë së Madhe nga unioni, që skandon pas 16 ditësh.

Shtyrja është kërkuar nga Kryeministrja Theresa May, e cila nuk po arrin të bindë deputetët për marrëveshjen që ajo ka arritur me Brukselin.

Mbrëmjen e kaluar, parlamenti votoi kundër daljes pa marrëveshje nga Bashkimi Europian. Ndërsa natën e të martës, deputetët refuzuan edhe lëshimet që i bëri unioni Kryeministres Theresa May.

dardania.com

Flash Lajme