Në Rumani të gjithë ata që përdorin transportin publik për të kryer punët e tyre dhe që vijnë erë e keqe do të ndëshkohen. Mediat vendase kanë bërë me dije se të gjithë ata që udhëtojnë me autobusa dhe që mbajnë erë për shkak të rrobave të vjetra, do të gjobiten me një vlerë monetare.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe kryebashkiaku i cili deklaroi se kjo është një masë për të frenuar të alkoolizuarit dhe njerëzit që hipin në autobusë me rroba të palara dhe që mbajnë erë të keqe.

Ndërkohë, më herët ka pas shumë ankesa nga qytetarë në qytetin Kluz, të cilët janë shprehur se në autobusë udhëtojnë njerëz me rroba të vjetra dhe vijnë erë e keqe. Ligji i ri parashikon një gjobë nga 21-42 euro për ata që shkelin kodin e pastërtisë gjatë udhëtimeve në linjat urbane.

b.b/dita

Flash Lajme