Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 28 ditë burg, një person që kishte krijuar varrin për presidentitn rus Vladimir Putin. Në gurin e varrit ishte vendosur fotografia e Putinit dhe “vitet e jetës”, 1952-2019.

Mesohet se ai kishte krijuar edhe më herët ngjarje të tilla. Bëhet fjalë për aktivistin Karim Yamadayev i cili ka shkel ligjin.  Ai deklaroi se ka e bërë një gjë të tillë kundër një projektligjji për “kufizimin e internetit” në Rusi, duke thënë se kjo masë kërcënon lirinë e shprehjes.

Një ditë më parë Rusia miratoi dy projektligje që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Përkatësisht në projektligjin e parë janë të cituara “mosrespektimi” i shtetit, zyrtarëve dhe shoqërisë ruse, dhe përsëritja e këtyre veprave dënohet me 15 ditë burgim. Ndërsa projektligji i dytë ndalon shpërndarjen e “informacioneve të rreme që lidhen me interesin publik”.

Ndërkohë gazetarët, aktivistët dhe  mbrojtësit e të drejtave të njeriut, janë shprehur kundër këtyre masave, duke thënë se ato cënojnë fjalën e lirë dhe janë të paqarta.

Flash Lajme