Italo-amerikani Francesco “Frank” Calì, kreu i familjes mafioze Gambino që konsiderohet si ndërmjetës i Cosa Nostra përtej Atlantikut, u vra në një pritë përpara rezidencës së tij të Staten Island në Nju Jork.

53-vjeçari vdiq në spital për shkak të plagëve të marra në trup dhe kokë. Sipas mediave amerikane, kjo është vrasja e parë e madhe në qarqet e krimit të organizuar në Nju Jork për më shumë se 30 vjet.

Sipas disa dëshmitarëve, ai është qëlluar me të paktën gjashtë plumba të qitura nga një armë zjarri. Ai u qëllua nga një njeri, i cili pas atentatit u largua në bordin e një makine blu. Menjëherë pas pritës, sipas dëshmitarëve okularë, disa pjesëtarë të familjes së tij dolën në rrugë dhe u panë duke qarë rreth trupit pa jetë të Cali-t. Deri më tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim.

Familja Gambino është një nga familjet më të rëndësishme të krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte veçanërisht në modë nën komandën e shefit John Gotti, i cili vdiq në burg në vitin 2002.

53-vjeçari u ekzekutua me të paktën 6 plumba pistolete rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm para vilës rezidenciale të tij në Neë York. Në momentin e ngjarjes bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij ndodheshin në banesë.

Francesco Cali, i njohur me emrin Frankieboy, prej gushtit të vitit 2015 ishte krye bosi i familjes Gambino duke zëvendësuar bosin e mëparshëm Domenico Cefalù. Frankieboye konsiderohej si personi ndërmjetës mes Cosa Nostras amerikane e Cosa Nostras italiane.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Kanë kaluar 30 vite nga vrasja e fundit e klaneve mafioze italiane në SHBA. Më 1985  u ekzekutua me një breshëri plumbash Paul Castellano, bosi i asaj kohe i familjes mafioze Gambino. Vrasja u krye para restorant Spark Steaks House në Manhatan, nga John Gotti, i cili zuri vendin e Castellanos duke u bërë kryebosi i familjes Gambino.

John Gotti ndërroi jetë në një burg amerikan më vitin 2002, pas një sëmundje të rëndë. Frankieboy i ekzekutuar një natë më parë në Neë York konsiderohej nga FBI e Antimafia italiane si ambasadori i Cosa Nostrës amerikane me lidhje bashkëpunimi në trafikun e drogës dhe me mafien kalabreze Ndrangheta.

Më vitin 2008 në një operacion të përbashkët mes policisë amerikane dhe italiane u arrestua së bashku me 62 mafiozë të tjerë me akuzën pjesëmarrje në krim të strukturuar kriminal, kërcënim e zhvatje dhe në vitin 2009 doli nga burgu. Ai bënte një jetë të rezervuar dhe ekzistonin shumë pak fotografi të tij.

Gazeta Shqip

Flash Lajme