Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar, kanë hedhur poshtë thirrjen për një referendum të dytë për BREXIT.

Me 334 vota kundër, dhe 85 pro, deputetët janë shprehur se nuk ka nevojë për një referendum të dytë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

Gjithashtu sot do të votohet edhe për një propozim ndërpartiak që do t’i mundësojë parlamentit të marrë në kontroll procesin për Brexit, i cili deri më tani i ishte besuar kryeministres Theresa May.

Megjithatë, synimi kryesor i Ekzekutivit britanik mbetet aprovimi i propozimit për shtyrjen e largimit nga BE./ dardania.com

Flash Lajme