Këshilli i Sigurimit tëOKB do të ishte një shembull logjik që duhet ndjekur nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje

Ky ka qënë mesazhi i përciell nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai u shpreh se ky është vazhdimi logjik i ngjarjes duke marrë shkas nga deklarata e Federica Mogherini.

Është një vazhdim logjik i ngjarjes. Gjithçka që pajtohemi duhet të kalojë përmes një trupi të huaj për të fituar legjitimitet ndërkombëtar, për të verifikuar atë që kemi rënë dakord”, tha kryediplomati serb për televizionin Happy.

Daçiç komentoi deklaratën e kryediplomates evropiane, Federica Mogherini, se marrëveshja e ardhshme në mes të shqiptarëve dhe serbëve duhet të pranohet nga Këshilli i Sigurimit.

Më lejoni të falënderoj secilin prej jush për qasjen konstruktive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ndaj dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Për rifillimin e plotë të bisedimeve, tarifat e vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe duhet hequr. Ditën kur kjo do të ndodhë, do të thërras menjëherë një takim të ri për dialogun, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të adresojë të gjitha çështjet e jashtëzakonshme dhe do të sjellin normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.”, tha Mogherini.

b.b/dita

Flash Lajme