Presidenti i SHBA, Donald Trump është sfiduar hapur nga Senati, i cili ka miratuar një rezolutë që kundërshton shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare nga Presidenti.

Trump ka kërcëuar më parë se do t’i vërë veton, ndërsa rezoluta kundër është miratuar me 51 vota, dhe 49 votuan pro emergjencës.

E gjithë kjo mosmarrëveshje ka të bëjë me 5.7 miliardë dollarë fonde për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit amerikan me Meksikën kërkuar nga zoti Trump, por që Kongresi ka refuzuar t’ia sigurojë plotësisht./ dardania.com

Flash Lajme