49 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur, nga sulmi terrorist në dy xhami, në Zelandën e Re.

Një grua dhe tre burra janë arrestuar nga policia, si të dyshuar për sulmin.

Mes të arrestuarve është dhe një djalë nga Australia. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se i dyshuari nga policia njihet si terrorist “ekstremist i djathtë”.

Policia po punon për kapjen edhe për të dyshuarve të tjerë, të cilët mendohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Të shtënat sollën shumë viktima dhe pritet që bilanci i tyre të rritet, pasi ka shumë të plagosur rëndë./E.B-dritare.net

Flash Lajme