Sulmi që shkaktoi vdekjen e 49 personave në Zelandë të Re ka futur mbarë botën në frikë.

Policia e Nju Jorkut ka mobilizuar strukturat e saj ndërsa dhjetëra policë janë duke qëndruar jashtë çdo xhamie dhe institucioni musliman në këtë qytet.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, pasi këto janë masa për të rritur sigurinë.

“Ju lutemi mos u shqetësoni për praninë e shumtë të policisë. Ne jemi duke punuar ngushtë me komunitetin për t’ju mbajtur të sigurt”-thuhet në deklaratën e policisë së Nju jorkut./ dardania.com

Flash Lajme