49 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur pasu 4 persona kanë sulmuar dy xhami në Zelandë të Re, ditën e premte duke shënuar një ndër ditët më të rënda të këtij vendi.

Një nga autorët ka filmuar gjithçka dhe ka shpërndarë videon e masakrës në rrjete sociale, video kjo që është duke u hequr nga rrjeti.

Por, në armën e njërit prej autorëve shkruheshin edhe shumë emra, dhe data.

Dritare.net, sjell më poshtë 7 emra dhe data që janë shkruar në armë.

1-Anton Lundin Petterson

Më 22 tetor 2015, 21-vjeçari Anton Lundin Pettersson sulmoi me thikë shkollën Kronan School në Trollhättan, Suedi, Ai vrau një asistent mësimor dhe një student mashkull, theri një tjetër nxënës dhe një mësues, dhe vdiq më vonë nga plagët me armë zjarri që ai kishte marrë gjatë arrestimit të tij.

2-Alexandre Bissonntte

Terrorist në Kanada. Me 29 janar 2017 vrau 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

3-Skënderbeu

Heroi ynë kombëtar

4-Antonio Bragadin

Marco Antonio Bragadin, ishte një avokat venecian dhe oficer ushtarak i Republikës së Venedikut.

Bragadini u bashkua me Trupat e Fanti da Mar (këmbësorisë detare) të Republikës së Venedikut. Në vitin 1569, ai u emërua Kapiten i Përgjithshëm në Qipro dhe udhëhoqi rezistencën veneziane ndaj pushtimit osman që filloi në 1570. Ai u vra në gusht 1571 pasi otomanët morën qytetin.

5-Charles Martel

Charles Martel  ishte një burrë shteti francez dhe udhëheqësi ushtarak i cili ishte sundimtari de facto i Francës nga 718 deri në vdekjen e tij.

6-1683

Rrethimi  I dytë i Vjenës nga Perandoria Osmane.

7-Gjergj Arianiti

Gjergj Arianiti u lind në vitin 1376 dhe vdiq në vitin 1470 në moshën 94 vjeçare. Ai luftoi, kundërshtoi dhe fitoi ndaj ushtrive të Perandorisë Osmane.

Qysh i ri ishte dërguar peng nga i ati, Aranit Komneni te sulltan Murati, në Edrene./ dardania.com

Flash Lajme