Policia holandeze ka arrestuar një 37-vjeçar me origjinë nga Turqia si autor të dyshuar të vrasjes së tre personave më herët të hënën në një tramvaj në qytetin e Utrehtit.

Gökmen Tanis është vënë në pranga disa orë pasi qëlloi me armë zjarri ndaj civilëve në një Tramvaj, duke vrarë 3 persona dhe plagosur 9 të tjerë.

Arrestimi i autorit të dyshuar ka bërë që niveli i alarmit në qytetin holandez të ulet.

Më herët të hënën, policia e Utrehtit paralajmëroi qytetarët të tregoheshin vigjilentë. Burimet thanë për “BBC” se 37-vjeçari ishte arrestuar edhe pak vite më parë për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik, por ishte liruar më vonë.

v.l/ Dita

Flash Lajme