Eitan drejtoi një ekip me tetë veta, që fluturuan në Argjentinë në vitin 1960 duke kapur Eichmann dhe kthyer atë në Izrael për t’u gjykuar. Eichmann ishte një nga arkitektët kryesorë të Holokaustit, shfarosja sistematike e Gjermanisë naziste e gjashtë milionë njerëzve hebrenj.

Ai u gjet fajtor dhe u var në vitin 1962, sjell për ju dritare.net.

Eitan shihet si një nga etërit e shërbimeve sekrete të Izraelit. Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti Eitan “një nga heronjtë e inteligjencës izraelite” duke u shprehur gjithashtu se ai ishte një “mik i ngushtë personal”. Presidenti izraelit Reuven Rivlin e përshkroi atë si “një luftëtar i lindur që kaplohej në misionin e tij dhe në atë që ai e dinte të ishte e drejtë”.

Eitan u lind në një kibbutz në Palestinën e mandatit britanik, në një familje me emigrantë rusë më 1926-ën, dhe u rrit në ‘Ramat Hasharon’, në veri të Tel Avivit.

Ai u plagos duke luftuar në luftën e pavarësisë së Izraelit në vitin 1948. Pas lirimit nga ushtria, ai u bashkua me shërbimin e brendshëm të inteligjencës ‘Shin Bet’ ku lulëzoi dhe u emërua kreu i operacioneve qendrore për Shin Bet dhe Mossad, shërbimin e inteligjencës së jashtme të Izraelit. Mossad u informua nga një prokuror i Gjermanisë Perëndimore se Adolf Eichmann ishte gjallë dhe po fshihej në Argjentinë, sjell dritare.net.

Duke folur për BBC në 2011, Eitan e përshkroi Eichmann si “tërësisht njeri mesatar” dhe qeshi me statusin e heroit që i kishin dhënë, duke e përshkruar veten si thjeshtë “gjysma e James Bond”.

Në vitet ’80 Eitani u zbulua si strehuesi i Jonathan Pollard, një analist amerikan që i dha Izraelit mijëra dokumente të fshehta. FBI lëshoi një urdhër arresti për Eitan pasi Pollard u ekspozua. Pollard kaloi 30 vjet burg pas kapjes së tij në vitin 1985.

Midis 2006-ës dhe 2009-ës, Eitan shërbeu në parlament për Partinë ‘Gil Gil’, duke u bërë ministër i punëve për çështjet e pensioneve. Ai vdiq të shtunën në Spitalin Ichilov në Tel Aviv. Eitan ishte i martuar me gruan e tij Miriam, me të cilin kishte tre fëmijë./D.B/Dritare.net

Flash Lajme