Protestat në Serbi me moton “1 në 5 milionë” kundër presidentit Aleksandër Vuçiç vijojnë ende. Shumë qytetarë janë mbledhur përpara Fakultetit Filozofik në Beograd, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Vuçiç dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, tërë Serbia do të mblidhet me 13 prill kundër uzurpuesve”, ka thënë një nga organizatorët e protestës.

Pas kësaj është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e bombardimeve të ndërhyrjes së NATO-s.  “Tani kam më shumë frikë sesa në vitin 1999.

Ju faleminderit, jeni frymëzim për të luftuar në një formë tjetër” , tha Leciç. Ai kërkoi nga qytetarët që të mos shkaktojnë dhunë gjatë protestës.

b.b/dita

Flash Lajme