Ligjbërësit britanikë morën pushtetin mbi Brexit nga duart e Theresa May të mërkurën. Pas mposhtjes së qeverisë, ligjvënësit po mbajnë një seri votimesh, në një përpjekje për të gjetur një plan të Brexit që do sigurojë mbështetjen e shumicës në Parlament.

Ende nuk e dihet saktësisht se cilat alternativa do të zgjidhen për debat, por këto janë opsionet kryesore të Brexit.

Marrëveshja e Theresa May

Marrëveshja e Theresa May, e njohur ndryshe si Marrëveshja e Tërheqjes, u ra dakord me BE nëntorin e kaluar. Qëllimi  përgjithësisht ishte lejimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar zyrtarisht në një datë të caktuar (fillimisht më 29 mars), duke respektuar rregullat e BE-së për një periudhë të mëtejshme 21-mujore.

Kjo i jep Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së mundësi për frymëmarrje, ndërsa ata përcaktojnë më tej detajet e një marrëdhënieje të ardhshme.

Mbëshetësit e Brexit e urrejnë këtë marrëveshje, sepse ajo nënkupton se duhen ndekur rregullat e Bashkimit Doganor të BE-së dhe të Tregut të Përbashkët, shkruan CNN, sjell për ju dritare.net.

Marrëveshja e Tërheqjes gjithashtu përmban një marrëveshje mbi kontradiktat e kufirit të Irlandës së Veriut, çështja më e nxehtë për Brexit. Në thelb, ajo përfshin një kordë emergjence për t’u tërhequr, nëse asnjë mënyrë nuk gjehet për të siguruar nevojën për infrastrukturë në kufirin e Irlandës Veriore pas përfundimit të periudhës së zbatimit.

Por kjo marrëveshje do të vendoste të gjithë Mbretërinë e Bashkuar brenda një territori të vetëm doganor me BE, çka do të thotë asnjë politikë e pavarur tregtare për Britaninë, ‘Holy Grail’ i tregëtisë.

Nëse ligjvënësit pajtohen me marrëveshjen e Theresës, kjo do të nënkuptonte që Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 22 maj dhe do të hynte në periudhën e zbatimit. Por nëse Kryeministrja nuk mund të kalojë marrëveshjen e saj, atëherë duhet të gjendet një rrugë tjetër.

Norway Plus ose Common Market 2.0

Ky është një Brexit shumë i butë, në të cilin Britania e Madhe lë zyrtarisht BE-në, por mbetet shumë afër me të. Pjesa “plus” e këtij plani do të ishte një marrëveshje doganore midis Britanisë së Madhe dhe BE-së që shmang vendosjen e një kufiri në ishullin e Irlandës.

Kjo paketë ka avantazhe dhe disavantazhe, në varësi të këndvështrimit me të cilin e sheh.

Sipas këtij plani, Britania e Madhe do të bashkohej me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë, e cila do t’i lejonte Mbretërisë së Bashkuar të tregtonte me BE dhe vende të tjera të EFTA-s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra).

Nëpërmjet EFTA, Britania e Madhe do të vazhdojë anëtarësimin e saj në Zonën Ekonomike Evropiane, që do të thotë se do të mbajë qasje pozitive në tregun e e përbashkët të BE-së, sjell dritare.net. Sipas rregullave të EFTA-s, Mbretëria e Bashkuar ende mundet, në teori të paktën, të mbajë lidhje tregtare me BE.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të linte juridiksionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në të gjitha fushat përveç atyre që ndikojnë në EEA. Veçanërisht për disa ‘Brexiteers’, Britania e Madhe mund të largohet nga politika e përbashkët bujqësore e BE-së dhe politika e përbashkët e peshkimit. (Megjithëse këto përbëjnë më pak se 0.05% të ekonomisë së Britanisë së Madhe, industria e peshkimit ka luajtur një rol të madh në debatin e Brexit.)

Por, si një anëtar i tregut të përbashkët të BE, Mbretëria e Bashkuar do të duhej t’i përmbahej katër lirive të lëvizjes: mallrat, shërbimet, kapitali dhe njerëzit. Kjo e fundit është një problem për ‘Brexiteers’, pasi kjo do të thotë se Britania e Madhe nuk do të kishte kontroll të plotë mbi numrin e njerëzve që kalonin kufijtë e saj, një ndër arsyet pse Britania vendosi të dalë nga BE-ja.

Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar do të duhet të vazhdojë të japë kontribute të mëdha në BE, diçka që Brexiteers premtoi se s’do të ndodhë më.

Dhe marrëveshja unike doganore e parashikuar nga Norway Plus është e pashembullt në mesin e anëtarësimit të EFTA-s, kështu që nuk ka asnjë garanci se ajo mund të arrihet, domethënë pyetja e kufirit irlandez nuk u përgjigjet domosdoshmërisht. Pra, ndërkohë që duket një plan shumë i zgjuar, Norvegjia Plus përmban shumë prej të njëjtëve probleme si planet e tjera.

Bashkimi doganor i përhershëm

Partia kryesore e opozitës, Partia Laburiste është përballur me kritika të gjera për mos paraqitjen e një plani koherent për Brexit. Megjithatë, një gjë që dihet është se ajo favorizon një bashkim të përhershëm doganor me BE, në të cilin Britania e Madhe ka dorë në marrëveshjet e ardhshme tregtare.

Një bashkim doganor është në thelb një marrëveshje e tregtisë së lirë ndërmjet një numri vendesh që bien dakord të ndajnë tarifat e jashtme të përbashkëta. Kjo do të thotë që nuk ka kontrolle doganore në kufij. Por për shkak se BE është një bllok i madh tregtar, ajo gjithashtu ka një politikë tregtare të unifikuar të jashtme.

Së pari, duhet të theksohet se Partia Laboriste përkrah një bashkim doganor, jo “Bashkimin Doganor”. Por në realitet, kjo ndryshon shumë pak nga plani “backstop” i kryeministres për një territori të vetëm doganor. Për më tepër nuk ka asnjë mekanizëm të qartë në të cilin Mbretëria e Bashkuar mund të ketë një vendim në marrëveshjet e ardhshme tregtare të BE.

Elementet e tjera të planit të Laburistëve janë ruajtja e një “marrëdhënie të fortë” me tregun e përbashkët të BE-së dhe mbajtja e standardeve të BE-së mbi të drejtat e punëtorëve.

Përtej kësaj, Partia Laburiste ka shtuar pak detaje në propozimet e saj.

Asnjë marrëveshje

Një skenar i mundëshm është dalja e Britanisë pa asnjë marrëveshje. Në këtë skenar, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 12 prill duke u bërë kështu një komb komplet i mëvetshëm. Ajo do të tregtojë me botën sipas kushteve të vendosura nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe do të largohet nga të gjitha institucionet e BE-së. Kjo do të kishte pasoja në çdo gjë, që nga furnizimet mjekësore deri në udhëtimin ajror.

Marrëveshja e tregtisë së lirë të stilit kanadez

Kanadaja dhe BE-ja kanë zhvilluar mes tyre negociata torturuese për shtatë vite rrjesht, para se të binin dakord mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse të tregtisë. (CETA).

CETA eliminon 98% të tarifave midis Evropës dhe Kanadasë për mallra të caktuara dhe ofron akses në shumicën e tregut të shërbimeve të BE. Marrëveshja është në thelb një marrëveshje e lirë tregtare e cila heq shumë pengesa ndërmjet Evropës dhe Kanadasë. Megjithatë, për shkak se Kanadaja nuk është anëtare e Bashkimit Doganor apo Tregut të Përbashkët, ekzistojnë ende kontrolle doganore.

Për arsyet e diskutuara më parë, ky skenar nuk parashtron zgjidhje mbi çështjen konfliktuale të kufirit irlandez, sjell dritare.net

Revokimi i nenit 50

Në këto kohë, është e paqartë nëse opsioni i mbajtjes së referendumit të dytë do të diskutohet sërish. Megjithatë, në sytë e shumë njerëzve, një referendum i dytë është e vetmja mënyrë që Britania e Madhe mund të revokojë në mënyrë të besueshme Nenin 50, procesin e largimit nga BE duke qëndruar kështu në BE në kushtet e tanishme.

Një shfaqje e madhe e mbështetjes për revokimin e nenit 50, sikurse ndodhi pak ditë më pare në marshimin në Londër, do të ishte e dobishme për mbrojtësit e një referendumi të dytë. Nëse ata do të marrin atë apo jo është një çështje tjetër krejtësisht./D.B/Dritare.net

 

Flash Lajme