Vendndodhja e shtëpisë së William Shekspir në Londër, ku shkrimtari shkroi “Romeo dhe Xhuljeta” është identifikuar për herë të parë, sipas hulumtimeve të reja.

Historiani Geoffrey Marsh kaloi një dekadë duke studiuar shtëpinë e dramaturgut dhe poetit anglez, duke u referuar të dhënave zyrtare, për të identifikuar se ku jetonte saktësisht Shekspiri gjatë viteve 1590-të.

Kërkimi i Marshit filloi pasi The Theater, një kazermë elizabetiane në Shoreditch të Londrës Lindore, u zbulua në vitin 2008. Historiani pyeste veten se ku jetonte Shekspiri, kur luante pjesët e tij atje, dhe kështu ai ra nën gjyrmët e shtëpisë së Shekspir.

Ishte identifikuar më parë se Shekspiri jetoi në Londrën Qendrore pranë stacionit Liverpool Street, pasi ai ishte renditur në regjistrat e tatimpaguesve në 1597/98, por vendndodhja e saktë nuk u identifikua asnjëherë, deri më sot.

“Vendi ku jetonte Shekspiri në Londër na jep një kuptim më të thellë të punës dhe jetës së tij”, tha historiani Marsh/D.B/Dritare.net

Flash Lajme