Presidenti në detyrë i Ukrainës, Petro Poroshenko kishte arritur në stadiumin “Olympiyskiy” në Kiev për të zhvilluar një debat televiziv, të shumëpritur dhe të etshëm me kundërshtarin e tij në balotazh, komedianin Volodymyr Zelensky.

Por duket se situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi Zelensky nuk është shfaqur në debat, ndërsa zgjedhjet pritet të mbahen javën e ardhshme.

Dy garuesit për President ranë dakord që të zhvillonin debatin televiziv gjatë javës së kaluar, por nuk pati asnjë akord mes tyre mbi datën se kur do të bëhej diskutimi përpara ukrainasve.

Zelensky kërkonte që debati të zhvillohej të premten e ardhshme, vetëm dy ditë përpara se t’u drejtoheshin kutive të votimit në balotazh.

Pushteti i Paroshenkos rrezikohet seriozisht, pasi ai në raundin e parë ishte vetëm 16% para komedianit i cili shihet si Presidenti i ardhshëm ukrainas.

Por, duket se ky debat do të ndikojë negativisht për komedianin, pasi shumë e kanë parë si frikë për përballje.

Gjithsesi Paroshenko e zhvilloi “debatin’ ku për 45 minuta u përgjigj në pyetjet e gazetarëve./ dardania.com

Flash Lajme