Julian Assange e përdori Ambasadën Ekuadoriane në Londër si një “qendër për spiunazh”, tha kreu i vendit. Lenini Moreno tha gjithashtu se, asnjë komb tjetër nuk kishte ndikuar në vendimin për të revokuar azilin e themeluesit të WikiLeaks.

Duke folur për “The Guardian”, presidenti Moreno pretendoi se qeveria e vjetër e Ekuadorit siguroi lehtësira brenda ambasadës për të ndërhyrë me shtetet e tjera. Avokati i Assange kishte akuzuar më parë Ekuadorin për pretendime mizore, informon dritare.net

Presidenti Moreno, i cili erdhi në pushtet në vitin 2017, tha për vendimin për t’i dhënë fund qëndrimit shtatëvjeçar të Assange në ambasadë: “Çdo përpjekje për të destabilizuar është një veprim i dënueshëm për Ekuadorin, sepse ne jemi një komb sovran dhe i respektueshëm për politikën e secilit vend. Ne nuk mund ta lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që i hapi dyert atij, të bëhet një qendër spiunazhi.“/K.C/dritare.net

Flash Lajme