Edhe pse ishte propozuar nga produksioni kinematografik i Beogradit që në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc të shfaqet filmi Ruso-Serb “Kufiri ballkanik” i cili ka përmbajtje të urrejtjes mes popujsh, drejtori i këtij institucioni kulturor Jetmir Ismaili nuk ka lejuar që ky film të transmetohet.

“Na i kanë dërguar nga produksioni kinematografik i Beogradit që ta shfaqim në Shtëpinë e Kulturës. Unë isha në pushim, kur erdha në punë punëtorët më treguan se ka mbërritur filmi.

Unë menjëherë hulumtova në internet për përmbajtjen e tij dhe kur kuptova cila është përmbajtja menjëherë urdhërova që ky film mos të shfaqet”, është shprehur për portalin “Presheva”, Jetmir Ismaili.

Filmi Ruso-Serb “Kufiri ballkanik” ka shumë skena të cilat kanë për qëllim nxitjen e urrejtjen mes popujve. Prestigjiozja Britanike “Times” ka vlerësuar se ky film “minon” paqen rajonale.

v.l/ DIta

Flash Lajme