Mijëra njerëz janë bashkuar me një protestë në Londër, duke bllokuar trafikun në disa rrugë për të kërkuar ndërhyrje mbi krizën e ngrohjes globale.

Ura e Waterloo u bllokua me njerëz që sillnin pemë, lule dhe një park në miniaturë u ngrit aty nga protestuesit.

Protestat dhe bllokadat u zhvilluan gjithashtu në vende të tjera në të gjithë kryeqytetin britanik. Organizatorët shpresojnë se kjo do të jetë një protestë që zgjat ditë ose madje edhe javë./D.B/Dritare.net

Flash Lajme