Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të Finlandës tregojnë se Partia Social Demokrate (SDP) fitoi me 17.7% të votave. Zgjedhjet u mbajtën të dielën e 14 prillit.

Gara ishte e ngushtë dhe partia e krahut të djathtë anti-emigracionit mori vendin e dytë më vetëm 17.5%, të votave.

Sipas Reuters, kjo është hera e parë në një shekull që asnjë parti nuk ka fituar më shumë se 20% në zgjedhje dhe bisedimet për të formuar një koalicion qeverisës me shumë mundësi do jenë të gjata.

Finlanda është një vend kryesisht i majtë dhe e djathta ekstreme aty përbënte një rrezik për politikat qeverisëse të vendit, por me këto zgjedhje, ai rrezik për momentin është eliminuar./D.B/Dritare.net

Flash Lajme