Pete Buttigieg, kryebashkiaku i qytetit South Bend të Indianas, një ish-veteran lufte, shpalli ditën e djeshme zyrtarisht fushatën për tu përzgjedhur si kandiatura e Partisë Demokratike të SHBA për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Prej 2 mandatesh kryebashkiak i South Bend, ai di 7 gjuhë të huaja ndërsa mediat raportojnë se mbështetja ndaj tij sa vjen e rritet.

Ai është 37-vjeç, dhe nëse bëhet President, do të ishte Presidenti më i ri i SHBA, dhe i pari President gay.

Buttigieg është gej, prej qershorit të shkuar i martuar me bashkëshortin e tij Chasten,  në 2009 ai ju bashkua forcave të armatosura dhe në vitin 2014 shërbeu për 7 muaj në një nga misionet ushtarake në Afganistan.

“Kjo garë nuk është thjeshtë një garë elektorale, por një garë për fitimin e një epoke. Nuk përfshin vetëm katër vitet e ardhshme, por synon të përgatisë vendin tonë për një jetë më të mirë në dekadat në vijim.”-tha ai në shpalljen e kandidaturës./ dardania.com

Flash Lajme