Presidenti i SHBA, Donal Trump në një koment në “wëitter” të hënën në mëngjes, ka reaguar për herë të parë për “Boeing 717 MAX” avion ky që është ndaluar për të fluturuar në shumicën e shteteve të botës, për shkak të problemeve që ka shfaqur duke shkaktuar tragjedi.

“Çfarë di unë për makineritë? ndoshta asgjë (por unë u bëra President!). Shtoni disa karakteristika të tjera të mrekullueshme dhe vendosni aeroplanit me një emër të ri,”-tha Trump.


Fluturimi 302 i “Ethiopian Airlines” u rrëzua në mëngjesin e 10 marsit pasi u nis nga Addis Abeba në rrugën e tij për në Nairobi, Kenia, duke vrarë të gjithë 157 pasagjerët në bord. Fluturimi Lion Air 610 u rrëzua në detin  Java në Indonezi në tetor pas udhëtimit nga Xhakarta. Të gjithë 189 pasagjerët në bord vdiqën.

Trump ka lidhje të ngushta me Drejtorin Ekzekutiv të “Boeing Dennis Muilenburg”, i cili ka folur shpesh me Trump dhe janë shfaqur së bashku disa herë gjatë dy viteve të para të presidencës së tij./ dardania.com

Flash Lajme