E gjithë bota është me sytë nga katedralja e famshme në Paris, Notre-Dame, e cila është përfshirë nga zjarri pasditen e së hënës.

Shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me  rinovimin që po i bëhet katedrales.

 Një operacion i madh për të shuar zjarrin është duke u zhvilluar në ndërtesën gotike 850-vjeçare, por flakët kanë hedhur në tokë majën e kishës më të vizituar në kontinentin e Europës.

Në pamjet që vijne duket Maja e katadrales, rreth 93 metra e lartë, cilësuar si simboli i Parisit, që është rrafshuar plotësisht dhe është rrëzuar tanimë./ dardania.com

Foto 1 nga 17

Flash Lajme