Ministria franceze e Brendshme tha se 400 zjarrfikës u mobilizuan për t’u vënë nën kontroll zjarrin në  Notre Dame. Kulla ikonike e katedrales u rrëzua këtë mbrëmje.

Liderët e botës kanë reaguar të tmerruar për zjarrin në katedralen 850 vjeçare.

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga një zëdhënës i Katedrales i cili ka thënë:  “Asgjë nuk do të mbetet”.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj./ dardania.com

Flash Lajme