Arabia Saudite ka ekzekutuar 37 burra të dënuar për terrorizëm, tha të martën agjencia zyrtare e lajmeve të mbretërisë. Një nga të dënuarit u kryqëzua. Dënimi me vdekje u zbatua për një numër kriminelësh, për shkak të ideologjive terroriste ekstremiste dhe formimin e qelizave terroriste për të prishur sigurinë, si dhe përhapjen e kaosit dhe provokimin e konflikteve sektare, informon dritare.net

Deklarata renditi emrat e 37 shtetasve sauditë, të cilët u ekzekutuan në pjesë të ndryshme të vendit. Të burgosurit e ekzekutuar u akuzuan për terrorizëm dhe kishin ideologji ekstremiste. Arabia Saudite ka shkallën më të lartë të dënimit me vdekje, në botë. Ajo kreu një nga ekzekutimet më të mëdha në janar 2016, kur 47 njerëz u vranë, duke përfshirë udhëheqësin islamik, Nimr al-Nimr. /K.C/dritare.net

Flash Lajme