Një video ka qarkulluar këtë të martë në rrjet, ku shihet terroristi që shpërtheu një kishë në Sri Lanka, teksa përkëdhel një vogëlushe. Vajza e vogël ishte në shoqërinë e të atit, ndërsa kamikazi po kalonte rrugën, e përkëdheli vogëlushen.

Më pas kamikazi hyn brenda në kishë, përzihet mes njerëzve dhe në ato çaste ka ndodhur shpërthimi që u mori jetën qindra njerëzve, informon dritare.net

Disa shpërthime në hotele dhe kisha të dielën e Pashkës u morën jetën të paktën 321 personave. Ndërkohë, ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmeve me qindra të vdekur këtë të martë./K.C/dritare.net

Flash Lajme