Bakingam Palas zyrtarizoi paraditen e së martës ftesën për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar në datat 3 deri në 5 qershor.

Kreu i shtëpisë së bardhë, i cili një vit më parë ndodhej në Londër për një vizitë më pak formale, do të pritet në Bakingam Palas dhe do të takohet ndër të tjera dhe me kryeministren britanike Tereza Mej, sipas axhendës.

Mediat britanike raportojnë se presidenti amerikan më pas do të ndalojë dhe në Francë me rastin e 75 vjetorit të zbarkimit në Normandi.

v.l/ Dita

Flash Lajme