Policët që ishin në një patrullim në periferi të Madridit ishin ngjitur në kodër, për shkak të frikës prej një demi “të tërbuar”. Forcat policore nuk ia dolën dot që të mbajnë nën kontroll demin, i cili goditi me forcë edhe makinën e tyre.

Pasi demi qëlloi makinën e policisë, policët e rrethuan dhe e qëlluan me qetësues, raporton “Daily Mail”.

Por për lëvizjen e policëve kanë reaguar shoqatat e kafshëve, duke thënë se goditja e demit me qetësues është një veprim “aspak i duhur”. Gjithsesi, demi “e mori veten” dhe pas disa orësh iu dërgua pronarit.

b.b/dita

Flash Lajme