Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bekr al-Bagdadi është shfaqur për herë të parë pas 5 vjetësh në një video propagandistike të grupit ekstremist, raporton The Guardian

Videoja e lëshuar  mbasditen e së hënës, tregon liderin e ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadin teksa shfaqet me një mjekër gri, i veshur me një mantel të zi dhe të ulur në dysheme ndërkohë pranë tij shihet edhe një armë e tipit automatik.

Kjo është dalja e tij e parë në video që kur ai mbajti një predikim në xhaminë al-Nur në Mosul gjatë vitit 2014.

Inteligjenca irakiane pas deshifrimit të videos, u shpreh se al-Bagdadi pranoi në video humbjen në betejën për Baghouzin, bastionin e fundit të ISIS-it në Siri, si dhe diskutoi bombardimet në Sri Lanka ku mbetën të vrarë më shumë se 250 vetë.

v.l/ Dita

Flash Lajme