Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, pretendon se doli fitues pas asaj që ai e quajti goditje ushtarake nga kreu i opozitës, Juan Guaido.

Në një intervistë në media, Maduro tha se Guaido kishte dështuar ta kthente ushtrinë kundër tij.

Nga ana tjetër Guaido këmbëngul se Maduro e ka humbur kontrollin e forcave të armatosura.

Udhëheqësi i opozitës, i vetëshpallur president, u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin sërish sot në rrugët e Venezuelës, pas përleshjeve të dhunshme të së martës ku mbetën të plagosur shumë persona./E.B-

Flash Lajme