Koreja e Veriut ka testuar disa raketa me reze të shkurtër, sipas raporteve të Koresë së Jugut.

Ata u lëshuan nga gadishulli Hodo në lindje të vendit, thanë shefat e përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që lëshohen raketa të tilla, që nga koha e Phenianit i cili provoi një raketë balistike ndërkontinentale, në nëntor të 2017.

Kujtojmë që muajin e kaluar, Koreja ka testuar një armë të udhëhequr taktike, menjëherë pas takimit të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA-ve, që përfundoi pa marrëveshje./E.B-dritare.net

Flash Lajme