Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar, sot Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve në Ankara të Turqisë dha vendminim në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të Stambollit që ishte ankimuar nga partia në pushtet AKP, e cila e kishte humbur Stambollin edhe pas rinumërimit.

Në votime 4 nga 7 anëtërët e Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve votuan pro anullimit të zgjedhjeve për qytetin më të madh të Turqisë.  Në mbledhjen e këshillit u vendos që zgjedhjet për Stambollin do të mbahen më datë 23 qershor 2019 – raporton Dita duke cituar mediat turke.

Sipas deklaratës të bërë zyrtare në mediat turke nga Këshilli, arsyeja e anullimit të këtyre zgjedhjeve ishte se ashtu si tregonin dokumentat e paraqitur nga AKP për anullimin e zgjedhjeve në Stamboll, 225 kryetar komisionesh dhe 3500 anëtar komisionesh të kutive të votimit nuk ishin nëpunës publik, si e parashikon ligji.

Sipas mediave turke, vendimi u komentua menjëherë nga raportuesi për Turqinë dhe deputeti i parliamentit europian,Kati Piri. Në faqen e saj në rrjete sociale, Piri shkruante: Erdogani nuk e pranon humbjen dhe i del kundër vendimit të popullit. AKP i bëri shumë presion Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve për të ripërsëritur zgjedhjet e Stambollit. Ky zhvillim ka bërë që të zhduket përfundimisht besimi e siguria se pushteti në Turqi mund të ndryshohet me zdjdhje të lira”.

Bëhet me dije se ky anullim pritej të vinte pasi në një prononcim të tijin javën e shkuar presidenti turk Erdogan pati thënë se nuk ishte kundër përsëritjes së zgjedhjeve për Stambollin.

e.ll. / dita

Flash Lajme