Është arrestuar pranari i Coca-Cola greke Alki David.

Arrestimi i tij ka ndodhur në St. Kittis, së bashku partnerin e tij të biznesit miliarder pasi në avionin privat iu gjetën kanabis në bord me vlerë 1.3 milionë dollarë.

David, 50 vjeç, dhe Chase Ergen, mendohet të kenë transportuar, 5,000 rrënjë kanabis.

Biznesi familjar i Davidit është grupi “Leventis-David”, i cili zotëron fabrikat e Coca-Colas greke.

Besohet se ata donin të kultivonin bimë kërpi, fara kërpi dhe  produkte të tjera, si pjesë e sipërmarrjes së tyre të re.

Përfaqësuesit e të arrestuarve, thanë se po punonin për të siguruar që ishulli të merr vendin e duhur si një lider në industrinë e kërpit ligjor CBD.

“Synimi ynë është të punojmë me qeverinë, gjykatat, bankat, sektorin e biznesit dhe fermerët për të zhvilluar një sistem të drejtë që krijon mijëra vende pune në ishull dhe përdor rrjetin ndërkombëtar të shpërndarjes së Sëissx për të bërë kanabisin e Shën Kitts Nevis, produktin e midis më të kërkuarve në botë.

Është qëllimi ynë që së shpejti të shohim një rritje në GDP e vendit dhe nga kjo do të përfitojë të gjithë. Është  një iniciativë e zhvillimit ekonomik”, thanë ata./ dardania.com

Foto 1 nga 4

Flash Lajme