Mateo Salvini, ministri i Brendshëm italian ka bërë një propozim vërtetë të çmendur në lidhje me emigrantët që vijnë nga vendet e treta në drejtim të Italisë.

Ministri i cili njihet si një nga personat më kundër emigrantëve ka propozuar që anijet që shpëtojnë emigrantë të gjobiten me  5500 euro gjobë për çdo emigrant të shpëtuar në det, ky propozim ka ngjallur debat në vend duke bërë që Salvini të cilësohet si i çmendur.

Gjithashtu sipas propozimit të Salvinit, anijeve që shpëtojnë emigrantë do tu pezullohet ose do tu hiqet licenca kur rastet janë vërtetë serioze.

Kundërshtarët dhe mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve në Itali e kanë krahasuar propozimin e Salvinit të njëjtë sikur të gjobitet ambulanca se çon një të sëmurë në urgjencë.

Aktivistët shprehen se shanset që ky projektligj të kalojë janë të pakta, pasi shkelet Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Frederic Penard, drejtor i operacioneve SOS në Mesdhe shprehet se ‘Kapitenët që bëjnë shpëtim në det nuk kanë zgjedhje, pasi është një detyrim’, duke cituar Konventën e OKB për Ligjin e Detit./e.k-Dritare.net

Flash Lajme