Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë me Iranin, mes tensioneve në rritje midis dy vendeve.

Duke folur në Rusi, Pompeo u zotua të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Iranin që të sillet si një “vend normal”.

Tensionet janë përshkallëzuar pasi katër anije-cisternë u dëmtuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të dielën. Hetuesit amerikanë besojnë se Irani apo grupet që e mbështesin ishin të përfshira, por asnjë dëshmi për rolin e Iranit nuk është shfaqur. Pompeo, i cili zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në qytetin rus të Soçit, tha se SHBA-ja në thelb nuk kërkon konflikt me Iranin, informon dritare.net

“Ne gjithashtu u kemi bërë të qartë iranianëve se nëse sulmohen interesat amerikane, ne me siguri do të reagojmë në mënyrë të përshtatshme.”,- tha Pompeo.

Ndër çështjet e tjera të diskutuara, Pompeo tha se i kishte kërkuar Rusisë t’i japë fund mbështetjes për presidentin Nicolás Maduro në Venezuelë, por Lavrov e hodhi poshtë këtë, duke thënë se kërcënimet e SHBA-së kundër Maduros ishin jodemokratike. Ai gjithashtu tha se kishte paralajmëruar Rusinë për ndërhyrjet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA, në vitin 2020./K.C/dritare.net

Flash Lajme