Ligjvënësit e Alabamës kanë miratuar një projektligj, për ta kthyer të paligjshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë abortin, i cili do të jetë ligji më i rreptë i SHBA-së. Senati i shtetit miratoi ligjin nga 25 vota, në gjashtë, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit.

Tani ky ligj do të shkojë te guvernatorja republikane, Kay Ivey. Megjithëse ajo nuk ka thënë nëse do ta firmosë apo jo ligjin, guvernatorja shihet si një kundërshtare e fortë e abortit, informon dritare.net

Aktivistët shpresojnë se do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që legalizoi abortin në SHBA./K.C/dritare.net

Flash Lajme