Aktori i njohur hidhet nga ura, postimi i fundit që la: Aktori i filmit “Thor” dhe “Terminator”, Isaac Kappy është konfirmuar i vdekur, pasi u hodh nga një urë në Arizona të hënën, raportojnë mediat e huaja.

Sipas një deklarate nga Bart Graves, zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës, zyrtarët konfirmuan se Kappy, 42 vjeç u godit nga një kamion, pasi u hodh nga ura Transwestern Road në Interstate 40.

Para se të merrte vendimin ai kishte postuar një deklaratë të gjatë në Instagram ku thuhej: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë” dhe “kam qenë abuziv ndaj njerëzve që më donin mua”.

Ai ka qenë në akuzë per sulm ndaj vajzës se Michael Jackson, Paris.

Mes të tjerash, në shënimin e tij ai shkruante: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë. Në të vërtetë, unë kam qenë një djalë shumë i keq gjatë gjithë jetës sime”.


j.l./ dita

Flash Lajme