Është miratuar në shtetin e Alabamës ligji që kundërshton abortin dhe e konsideron atë të jashtëligjshëm. Ligjvënësit kanë hartuar një projektligj ku aborti është i jashtëligjshëm.

Mësohet se Senati e aprovoi këtë ligj me 25 vota dhe 6 kundër, duke hedhur poshtë edhe rastet përjashtimore si përdhunimin apo incestin.

I vetmi rast kur do të lejohet aborti është kur shtatzënia rrezikon jetën dhe shëndetin e nënës. Tashmë mbetet në dorë në Guvernatores Key Ivey, e cila nuk është shprehur nëse do të firmosë për këtë ligj, por që gjithashtu njihet për idetë e saj kundër abortit.

Ligji u miratua 74 me 3 vota më herët gjatë këtij muaji në Dhomën e Përfaqësuesve të Alabama.

Ndërkohë aktivistët shpresojnë se kjo do të jetë diçka sfiduese për ligjin e vitit 1973 i cili legalizoi abortin në SHBA.

e.t./dita

Flash Lajme